E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli dhe Krasniqi "rrëfehen" në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Behxhet Pacolli dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i kanë dhënë shpjegime Gjykatës Kushtetuese, secili në variantin e vet, mbi atë sesi ka rrjedhur seanca e 22 marsit, gjatë së cilës Pacolli është zgjedhur president.
 

Të dy, ndonëse jo detyrimisht, është dashur t`i japin komentet e tyre brenda 10 ditësh, prej ditës kur 34 deputetë të LDK-së dhe AAK-së kanë ngritur zgjedhjen e Pacollit president në Gjykatën Kushtetuese.

Ky rast është ngritur më 1 mars. Iniciuesit e kësaj kanë shprehur dyshimin se gjatë zgjedhjes së presidentit nuk është respektuar neni 86 i Kushtetutës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›