E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli e Krasniqirrëfehen në GjykatënKushtetuese

PRISHTINE- Presidenti Behxhet Pacolli dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i kanë dhënë shpjegime Gjykatës Kushtetuese, secili në variantin e vet, mbi mënyrën sesi është zhvilluar seanca e 22 shkurtit, gjatë së cilës Pacolli është zgjedhur president.

Ndërsa Pacolli ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese një lëndë 10 faqesh, Krasniqi e ka parë të udhës që t’i përcjellë të njëjtit institucion vetëm stenogramin e seancës së jashtëzakonshme.
Si njëri ashtu edhe tjetri, ndonëse jo detyrimisht, është dashur t’i japin komentet e tyre brenda 10 ditësh, prej ditës kur 34 deputetë të LDK-së dhe AAK-së kanë ngritur zgjedhjen e Pacollit president në Gjykatën Kushtetuese.

Ky rast është ngritur më 1 mars. Nismëtarët e kësaj lëne kanë shprehur dyshimi se gjatë zgjedhjes së presidentit nuk është respektuar neni 86 i Kushtetutës.
(m.a/kd/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›