E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli, kërkesë zvministrave e ministrave të dorëhiqen

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli me anë të një shkresë i’u është drejtuar të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave te AKR-se të cilët janë pjesë e listës zgjedhore, që të paraqesin dorëheqjen e tyre para fillimit të fushatës, bëjnë të ditur burime të Indeksonline brenda AKR-së.

“Zëvendëskryeministri Pacolli, ka kërkuar nga të gjithë zëvendëskryeministrat dhe ministrat e AKR-se që të paraqesin dorëheqjen para fillimit të fushatës, pasi që konsideron se gjatë fushatës nuk mund të japin kontributin e njejtë në punë, dhe në këtë mënyrë duhet ta dorëhiqen”, ka thënë ky burim.

Kërkesën e Pacollit, e ka konfirmuar për Indeksonline edhe këshilltari I zv. kryeministrit, Jetlir Zyberaj.

“Po, është e vërtëtë”, ka thënë shkurt Zyberaj për Indeksonline.

Ndryshe, ministrja e MTI-së Mimoza Kusari- Lila, dorëheqjen e saj e ka paralajmëruar qysh më parë, pasi që pritet që kontributin e saj ta japë gjatë fushatës zgjedhore. Kusari- Lila, synon ta udhëheqë komunën e Gjakovës.

Për dallim nga Kusari- Lila, dorehqjen nga postet e ndryshme e kanë mohuar ministra e kryetar të ndryshëm komunash. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›