AKR-ja në Malishevë garon me Isni Kilajn

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Isni Kilaj, njëherësh kandidat i për kryetar të Komunës së Malishevës, nga dje, zyrtarisht ka marrë edhe mbështetjen e degës së AKR-së.
Kilaj dhe kryetari i degës së AKR-së në Malishevë, Alban Kastrati, kanë nënshkruar një marrëveshje për mbështetjen e kandidatit të PDK-së për Kryetar të Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Këtë e ka konfirmuar PDK - Dega në Malishevë në një komunikatë për media.
AKR-ja në Malishevë, do të garoj e vetme në garën për Asamble Komunale.
“Po ashtu, ju njoftojmë, se Kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, z.Kilaj, ka vazhduar me aktivitetet paraelektorale, nëpër nëndegë, ku vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të kandidaturës për Kryetar të Komunës. Takime janë zhvilluar në nëndegët e Temeqinës, Janqishtit dhe Maralisë, ndërsa takimet tjera do të vazhdojnë në ditët në vijim, në kuadër të përgatitjen për fushatën elektorale, për zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti”, thuhet tutje në komunikatë.
Sipas partisë së Kilajt, gjatë këtyre ditëve, ka vazhduar edhe rritja e anëtarësisë së PDK-së në Malishevë, ku qindra anëtar të rinj, kanë aderuar në PDK, nga të gjitha subjektet apo lëvizjet politike që veprojnë në Malishevë. /Indeksonline/