E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli kërkoi njohjen nga Antigua Barbuda

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar kryeministrin e Antigua Barbudas, Baldwin Spencer.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli informoi hollësisht kryeministrin Spencer me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për procesin e përfundimit të suksesshëm të pavarësisë së mbikëqyrur dhe respektimin e plotë të planit të presidentit Ahtisaari.

Zëvendëskryeministri Pacolli kërkoi nga kryeministri Spencer njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës, si hap me rëndësi drejt fillimit të ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Në anën tjetër, kryeministri Spencer, ka thënë se njohja e Kosovës, është në agjendën e shtetit të tij. Në këtë kontekst, kryeministri Spencer, ka ftuar zëvendëskryeministrin Pacolli në një vizitë zyrtare në muajin e ardhshëm në shtetin e tij.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›