E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli kërkon njohje në konferencën e Unionit Afrikan

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka takuar në Adis Abeba të Etiopisë udhëheqës të disa vendeve të Unionit Afrikan. Aty po zhvillohet konferenca e kësaj organizate, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës po përpiqet të sigurojë njohje të reja për vendin. Ai është takuar me Presidentin e Tanzanisë, Jakaya Kikëete, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Bernard Membe, me zëvendëspresidentin e Togos, Kofi Esau, si dhe me ministrat e jashtëm të Kenias, Syshelles, Sudanit Jugor dhe Afrikës së Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›