E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli kerkon njohjen e Kosoves nga Kenia

Ne vazhdim te turneut lobues te zevendeskryeministrit te pare te Qeverise se Republikes se Kosoves, Behgjet Pacolli, te henen ne mbremje ka qendruar ne Kenia ku eshte pritur ne nje darke zyrtare nga kryeministri i ketij shteti, Raila Odinga, njoftohet nepermjet nje komunikate nga zyra e Pacollit. Zevendeskryeministri Pacolli, ka diskutuar me z.Odinga per zhvillimet politike ne Kosove dhe procesin e njohjes se Republikes se Kosoves nga vendet Afrikane. Pacolli, ka kerkuar nga kryeministri Odinga shqyrtimin e njohjes se Republikes se Kosovoes, nga Kenia, ne nje periudhe sa me te shpejte. Sipas agjendes, turneu lobues i zevendeskryeministrit Pacolli, sot ne mengjes ka vazhduar ne shtetin e Togos, ku do te zhvilloje takime me autoritetet e larta te ketij vendi, ndersa pasdite, zevendeskryeministri Pacolli do te udhetoje ne Mali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›