Rendesia e Muajit te Ramazanit mbledh myslimanet ne simpozium
Komuniteti Mysliman i Shqiperise organizoi dje nje simpozium me rastin e fillimit te muajit Ramazan. Ne kete aktivitet eshte folur mbi rendesine, vlerat dhe dobite e Ramazanit dhe lidhja e tij me Kuranin, Librin e fundit hyjnor derguar nga Zoti si udhezim dhe shpetim per njerezimin. Aktiviteti nisi me kendimin e nje pjese kuranore nga hafizi 16-vjecar Enes Hyka, nxenes ne Medresene e Tiranes. Ne vijim te ftuarit dhe pjesemarresit i pershendeti Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, H. Selim Muca. Ne fjalen z. Muca vuri theksin tek rendesia e ketij muaji te madh ne te cilin sipas tij manifestohet bindja dhe perkushtimi i besimtareve ndaj Zotit, por dhe dashuria dhe respekti qe ata ushqejne per njeri-tjetrin. "Ramazani eshte kohe e kultivimit te vlerave morale e shpirterore, eshte koha qe na fton te kthehemi e te rivleresojme raportet tona me Zotin, veten e te tjeret, eshte kohe transformimi e ndryshimi", - u shpreh kryetari Muca, duke kerkuar nga myslimanet qe mos ta lene pas dore leximin dhe kuptimin e Kuranit, sidomos ne keto dite te begata te muajit Ramazan.