E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli mund të bëhet sërish president i AKR-së

Behgjet Pacolli mund të bëhet sërish president gjatë javës së ardhshme. Por jo president i Kosovës, post për të cilin u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ai tani mund të bëhet vetëm president ku ka qenë para se të zgjidhej president i Kosovës, në Aleancën Kosova e Re.

Sipas mediave ekzistencën e mundësisë që Pacolli të marrë sërish në postin e të parit të AKR-së e ka nxjerrë në pah të shtunën, ushtruesi i detyrës së presidentit të AKR-së, Ibrahim Makolli. Sipas tij, kanë përfunduar përgatitjet për kuvendin e jashtëzakonshëm në këtë parti që do të mbahet nga fundi i javës së ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›