Pacolli ne kembe ne veriun e Mitrovices

Behxhet Pacolli President i Kosoves te shtunen ka mesyre veriun e Mitrovices ne kembe i shoqeruar edhe nga ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi. E tere kjo ecje ne kembe e te parit te vendit eshte bere nen masa te rrepta te sigurise nga njesite me elitare te Policise se Kosoves dhe asaj te EULEX-it. Pas kalimit ne cepin verior te ures mbi Iber Pacolli e Rexhepi jane drejtuar per te Tre rrokaqiejt te cilet gjenden ne rrugen e Suhodollit. Rexhepi tere rruges i ka deftuar Pacollit per veriun duke e njoftuar ate edhe per kafenene e famshme Dolcevita. Banoret shqiptare te zones Tre rrokaqiejt me duartrokitje priten ardhjen e Presidentit Pacolli dhe te ministrit Rexhepi.
Elhame Bala banore e Tre rrokaqiejve i ka rikujtuar atij se kjo popullate eshte lene ne meshiren e fatit dhe ju jeni njeriu i vetem pos Bajram Rexhepit qe na ke vizituar. Ndersa Presidenti i sapozgjedhur ii Kosoves Behgjet Pacolli iu ka premtuar banoreve te veriut te Mitrovices se do ti luftojme grupet kriminale ne kete pjese te vendit. Ai ka thene se qytetaret e kesaj pjese te Mitrovices do te ndihen qytetare te Republikes se Kosoves e kurrsesi ndryshe. Derisa Pacolli po ecte ne rruget e veriut te Mitrovices qytetare serbe te hutuar vezhgonin per skaj rruge ndersa qe disa te tjere shisnin peme e perime pa vene veshin se kush po kalonte andejpari.
Ne momentet kur i pari i vendit po bisedonte me banoret e Tre rrokaqiejve dikush nga hyrja e komunes se UNMIK-ut brohoriti Serbia
Presidenti Pacolli ka vizituar edhe shtepine e ministrit Rexhepi qe ndodhet ne Suhadoll me te cilin kane biseduar pa pranine e medieve nderkohe qe pas ketij takimi ata jane prononcuar para gazetareve.
Per mua nuk ekziston termi veri apo jug ekziston si term gjeografik dhe jo politik e administrativ - ka thene Pacolli. - Ishim ne kete ane ti kontaktojme banoret pa marre parasysh ciles kombesi apo fe i perkasin tu tregojme se jane pjese perberese e Kosoves jane qytetare te Kosoves te ndihen mire dhe te themi se edhe ne kete ane mbreteron ligji dhe jam perkushtuar qe tua permiresojme jeten edhe ketyre qytetareve ne kete ane - ka thene i pari i vendit. Pacolli ne nje moment ka ngaterruar postin e ministrit Rexhepi duke e quajtur ate minister te Mbrojtjes. Ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi ne shtepine e tij ne Suhodoll ka theksuar Me nje pune te perbashket krejt territori i Kosoves do te jete unik ku do te vlejne ligjet e Kosoves. Ky eshte nje proces ku me nje perkushtim dhe ide qe edhe presidenti i ka shpalosur dje ne nje bisedim te perbashket keto jane dy ceshtje ne rend te pare sundimi i rendit dhe ligjit dhe zhvillimi ekonomik - ka sqaruar Rexhepi. Sipas tij keto do te jene si synime strategjike ne te ardhmen qe te behet integrimi i mirefillte edhe i qytetareve jo vetem integrimi administrativ.
Ndersa sa u perket bisedimeve Kosove ndash Serbi dhe se a do te jete veriu pjese e
bisedimeve Pacolli ka theksuar se grupi i bisedimeve eshte ne pergatitje e siper dhe ata kane axhenden e vet e cila eshte e mbeshtetur nga miqte tane nderkombetare qeveria e Kosoves dhe Presidenca.
Rreth menyres se si do te luftoje krimin e organizuar ne veri ai ka theksuar Une po ju premtoj se ne kete mandat pesevjecar bashke me njerezit e qeverise se Kosoves me njerezit e Kosoves dhe qe ia duan te miren Kosoves edhe ne kete ane do ta kthejme rendin dhe ligjin. Ligji do te jete mbi te gjithe dhe qytetaret e kesaj pjese do te ndihen si ne pjese plotesisht perberese te Kosoves - tha Pacolli duke premtuar se edhe shume here do ta kaloje kete ure. Sepse qytetaret e kesaj ane e meritojne qe institucionet e vendit te jene pjese e halleve te tyre ketu.
Presidenti i Kosoves Behxhet Pacolli duket ia ka kthyer shpinen mikut te tij diktatorit libian Muhamer Gadafit duke theksuar para gazetareve se perkrahte popullin libian.