E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli pezullon aktivitetin e tij si president i Kosoves

Behxhet Pacolli ka pezulluar te gjitha aktivitetet e tij presidenciale duke respektuar keshtu vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila konstatoi se zgjedhja e tij president i Kosoves eshte jokushtetuese. Tere ceshtjen tash Zoti Pacolli e ka lene ne duar te kuvendit te Kosoves i cili do te ndermarre hapat e ardhshem duke njoftuar se do te rikandidoje per postin e presidentit te Kosoves. Kete e konfirmoi ne nje konference per media te marten pasdite keshilltari i tij politik Ibrahim Gashi. Konsiderojme qe Kuvendi i Kosoves eshte organi kompetent per te ndermarre sa me pare hapat e ardhshem. Duke konsideruar se do te kete perseritje te procedures se zgjedhjes se presidenitt te Republikes se Kosoves ju njoftojme se zoti Behxhet Pacolli do te jete gandidate nga radhet e koalicionit meqenese nga vendimi qe pranuam nga Gjykata Kushtetuese zoti Pacolli nuk ka bere asnje shkelje kushtetuese thote Ibrahim Gashi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jakup Krasniqi krytari i Parlamentit

Behxhet Pacolli u zgjodh president me daten 22 shkurt dhe seanca ate dite u udhehoq nga Jakup Krasniqi kryetar i kuvendit. Zoti Krasniqi thote se nuk ndjehet fajtore se pse Gjykata Kushtetuese konstatoi se zgjedhja e presidentit ishte jokushtetuese.

Une i kryej pergjegjesite e mia konform stenogramit qe me kane pergatitur dhe une nuk kam bere asnje shtese apo mangesi pervecasaj qe kam pasur ne stenogramin mbi te cilin mbahen seancat plenare thote Jakup Krasniqi.

Nderkohe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci nga ana e tij shprehet optimist se parlamenti do te kete mundesi qe te zgjedhe presidentin sipas procedurave kushtetuese dhe ai beson se kjo do te ndodhe ne fillim te javes se ardhshme. Do te bejme zgjidhjen e shpejte kushtetuese per cka besoj edhe ne rolin pozitiv dhe aktiv te opozites dhe i ftoj ata per participim aktiv ne jeten demokratike. Kam besim te plote se do ta kalojme me sukses kete aspekt procedural ne Kuvendin e Kosoves thote kryeministri Thaci.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hashim Thaci kryeminister

Partite politike opozitare me daten 22 shkurt kur u zgjodh presidenti i Kosoves Behxhet Pacolli leshuan sallen e kuvendit duke mos u pajtuar me kandidaturen e tij. Nje qendrim te ngjashem ato thone se do te mbajne edhe ne rast te rivotimit per zotin Pacolli. Tash per tash mbetet nje situate e paqarte se si do te veprohet per faktin qe per nisjen e procedures se zgjedhjes se presidentit nevojitet prania e dy te tretave te deputeteve ne salle ashtu sic e sqaroi ne vendimin e saj Gjykata Kushtetuese e Kosoves.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›