Pacolli rrogën epresidentit ua ndan10 familjeve në nevojë
PRISHTINË- Presidenti Behxhet Pacolli rrogën e tij mujore ka vendosur të mos e marrë, por ta ndajë me 10 familje kosovare në nevojë.
Kështu, pritet që Pacolli të ndajë pagën që i takon nga buxheti i Kosovës si President i vendit proporcionalisht mes këtyre familjeve, pë një periudhë 1 vjecare.
Sot Presidenti i Kosovës ka vizituar familjen e Naim Bunjakut në lagjen Dodona të Prishtinës, që do të marrë një pjesë të rrogës mujore presidenciale, deklarojnë mediat kosovare. Pacolli u shpreh se e di se që në Kosovë ka shumë familje që kanë të njëjtin fat.
"Prandaj, prej këtu lancoj një mesazh për çdokënd që ka mundësi t'u ndihmojë bashkatdhetarëve të vet. Jap këtë mesazh për institucionet e Kosovës, për përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, që të punojnë me dinjitet, me sinqeritet, të punojnë mirë, të punojnë me vullnet të mirë që sa më parë Kosovës t’ia ndërrojnë këtë situatë që e ka tani", tha Presidenti Pacolli.
Janë edhe nëntë familjet e tjera që do të përfitojnë nga rroga e presidentit të ri të Kosovës, që është rreth tre mijë euro.
(m.a/BalkanWeb)