E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek: Shqetësimpër mënyrën ezgjedhjes së qeverisë

PRISHTINË- Raportuesja e PE për Kosovën Urlike Lunacek gjatë një interviste për Radio Europa e Lirë shprehet e shqetësuar për proceduarat që janë ndjekur nga Kuvendi i Kosovës në zgjedhjen e Presidentit apo qeverisë së re, ndërsa në lidhje me akuzat për shkelje të Kushtetutës nga Pacolli, Lunacek shprehet se kjo i takon Gjykatës Kushtetuese ta hetojë.

“Nuk mund të gjykoj, sepse nuk i di detajet e Kushtetutës, e as rregullat e procedurave se si zgjidhet presidenti. Këtë duhet ta qartësojnë institucionet e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese. Unë më shumë kam qenë e shqetësuar për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat. Por, nuk mund t’i gjykoj detajet e procedurave, sepse nuk e di se çka thotë statuti, çka thonë rregullat e procedurave për zgjedhjen e presidentit. Për këtë u takon institucioneve të Kosovës të vendosin”,- deklaroi Lunacek.

Sipas saj në Kosovë duhet të ndryshojnë ligjet, për të eleminuar të ashtuquajturat lojra që mund të bëhen kë Kuvend. “Mendoj se gjëja më e rëndësishme është, dhe secili e ka thënë edhe në Kosovë, se duhet të ndryshohet ligji dhe se presidenti duhet të zgjidhet nga populli, me qëllim që të evitohet çdo lloj presioni, apo loje në Parlament lidhur me këtë. Mendoj se do të ishte hap shumë i rëndësishëm dhe mendoj se duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet të ndërmarrë koalicioni dhe Parlamenti i ri”,- shtoi më tej raportuesja e PE.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Lunacek theksoi se Qeveria e re Kosovës duhet të punojë më shumë për të siguruar programin e riatdhesimit. “Nëse Qeveria e re tregon përparim dhe gatishmëri për ta bërë këtë, kjo do të ndihmonte shumë që Komisioni dhe Këshilli të shkojnë përpara me dialogun për vizat. Unë, personalisht, do të veproja kështu dhe e kam thënë edhe më parë, por nuk më takon mua që të vendos për këtë”,- përfundoi Lunacek.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›