Pacolli, tur lobues për njohjen e Kosovës

Zv/kryeministri Behgjet Pacolli parlajmëron njohje për Kosovën, brenda kësaj jave. Zyra e tij ka njoftuar për takime të reja në turneun lobues në Afrikë. Ai ka qëndruar sot në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, ku ka takuar takuar udhëheqës të lartë shtetëror të këtij shteti, të cilëve u ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.
“Edhe nga shteti i Nigerisë, Pacolli ka marrë përkrahje dhe garanci se njohja e Kosovës do të shqyrtohet me seriozitet në një periudhë të shkurtër kohore”, thuhet në njoftimin për shtyp. Pas Nigerisë, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka udhëtuar për në Chad,në kryeqytetin e këtij shteti N`Djamena, ku ka takuar personalitete të larta shtetërore.
Ai do të vazhdojë lobimin duke vizituar edhe Togon, Beninin dhe Kongon.