E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Barak Obama fillon nje turne ne tre shtete

Presidenti Barak Obama filloi nje turne me autobuz ne tre shtete qe synon tu pergjigjet kritikave se ai nuk ka bere sa duhet per te permiresuar ekonomine e vendit.

Gjate ndalesave ne mbare vendin zoti Obama ka thene shpesh se nderkohe qe amerikanet votuan per nje qeveri te ndare ne Washington ata nuk votuan per nje qeveri qe sduhet te beje asgje.

Ai po e thekson kete tematike ne kete udhetim duke kerkuar mbeshtetje per zgjidhje te balancuara lidhur me veshtiresite fiskale te vendit dhe duke bere kontraste mes qendrimit te tij dhe te republikaneve kryesisht qendrimit te pjeses konservatore ne levizjen Tea Party ne negociatat e fundit per huate dhe deficitin.

Ne ndalesen e pare ne Cannon Falls te shtetit Minnesota vend i cili u vizitua per here te fundit nga nje president ne vitin 1928 zoti Obama perseriti kritikat e tij ndaj lojes politike ne Washington.

Ne kemi nje politike te tille ne Kongres jo njerezit qe jane ketu por disa ne Kongres qe me pare do te shikonin kundershtaret te humbisnin sesa Ameriken te fitonte. Si perfundim krijuam me shume paqartesi dhe me shume deme ndaj nje ekonomie qe ishte e dobet.

Presidenti u perball me pyetje kryesisht miqesore nga nje turme mbeshtetesish prej afro 500 pjesmarresish.  Zoti Obama perseriti kritiken ndaj qendrimit republikan ne negociatat per borxhet. Ai theksoi qendrimin e tij se programe si Sigurimet Sociale Medicare dhe Medicaid kane nevoje te forcohen por jo te ndryshohen ne menyre radikale dhe u beri thirrje te pranishmeve qe te ushtrojne trysni ndaj Kongresit.  

Ju duhet te dergoni nje mesazh ne Washington se eshte koha qe te ndalojne lojrat eshte koha per te vene vendin ne plan te pare.

Shtepia e Bardhe tha se nuk ka lidhje direkte mes udhetimit te presidentit dhe votimit-prove ne Aiova nje votim preferencash i fituar nga kongresistja e Minesotes dhe ligjevenesja e Tea Party Michelle Bachman.

Por zoti Obama ka nevoje te shtoje mbeshtetjen ne shtetet e qendres perendimore amerikane te rendesishme ne shpresat per rizgjedhje nderkohe qe kandidatet republikane per president shtojne sulmet e tyre per menyren e trajtimit te ekonomise nga presidenti aktual.

Kandidati kryesor republikan ish guvernatori i Massachusetts Mitt Romney publikoi nje video politike qe tregon banoret e Minnesotes perfshi Joseph Bromley duke krituar presidentinn mbi gjendjen ekonomike.

Ne zgjedhjet e kaluara une votova per Barak Obamen dhe tani ndihem se nuk munda ta bej kete.

Duke bere fushate ne shtetin verilindor New Hampshire zoti Romney vazhdoi te kritikoje politikat ekonomike te presidentit.

25 milion amerikan te papune apo rroga tejet te uleta vlerat e shtepive qe ende bien tre vjet nga mandati kater vjecar i presidentit cmimet e shtepive vazhdojne te bien numer rekord i falimentimit te pronareve te shtepive.

Papunesia mbetet mbi 9 perqind.  Duke theksuar shqetesimet e amerikaneve rreth ekonomise nje ankete e Gallup Poll tregon se miratimi i punes se presidentit ka rene ne 39 perqind nje rekord i ri i ulet per te megjithese edhe presidente te tjere kane patur shifra te tilla ne mandatin e pare. Presidenti Obama do te zhvilloje nje takim tjeter me popullin ne qytetin Decorah te shtetit Aiova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›