E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli zgjidhet zv.kryeminister i pare

Behgjet Pacolli është emëruar zëvëndëskryeministër i parë i qeverisë së Kosovës. Këtë vendim e ka marrë gjatë së premtes kryeministri Hashim Thaçi.


Pacolli do të jetë i ngarkuari i veçantë për marrëdhëniet ndërkombëtare, për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Kosovë.

Ky vendim justifikohet si një arsye për të rritur performancën e qeverisë, por në fakt ai erdhi pas zgjedhjes së presidentes së re dhe pasi zoti Pacolli mbeti pa postin e kreut të shtetit, pa atë të kryetarit të AKR-së dhe pa mandat deputeti.

Ai siguroi marrëveshjen me Thacin dhe Mustafën për ndryshimin e Kushtetetuës, marrëveshje për të cilën kryeministri u shpreh sot se është një model për të gjitha vendet e rajonit.

Këtë deklaratë kryeministri Thaçi e bëri në mbledhjen e qeverisë që u mbajt vetëm pak kohë pasi ai uroi presidenten Jahjaga për zgjedhjen në detyrën e re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›