E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI prezanton emrat e kandidateve per Tiranen

26/11/2010Mblidhet Kryesia e Pergjithshme e Levizjes Socialiste per Integrim

Meta Refuzimi i statusit nga KE suksesi i vetem i opozites

Levizja Socialiste per Integrim ka prezantuar emrat e kandidateve te saj qe do te marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Lista e emrave alternative per kreret e LSI-se te njesive vendore ne Tirane u miratua ne mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme nga kryesia e LSI-se. Gjithashtu nga LSI behet e ditur se nepermjet emrave alternative te paraqitur ne liste do jene strukturat e LSI-se te cilat brenda dhjetorit te ketij viti do te zgjedhin drejtuesit e njesive vendore te LSI-se per kryeqytetin. Ne kete liste alternative bie ne sy edhe emri i ministrit aktual te Shendetesise Petrit Vasilit si dhe emri i kreut te Keshillit Bashkiak te Tiranes Sokol Dervishajt. Ne mbledhjen e mbremshme te Kryesise se Pergjithshme kryetari i LSI-se Ilir Meta pasi falenderoi te gjithe perfaqesuesit e LSI-se per punen e bere deri me tani si dhe duke iu referuar vendimit te ministrave te Brendshem te KE-se per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine u shpreh se LSI realizoi keshtu nje nga premtimet e saj me te rendesishme. Nga ana tjeter Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta fajesoi dje Partine Socialiste si shkaktare te refuzimit qe KE-ja i beri Shqiperise ne aplikimin per statusin kandidat. Refuzimi i statusit te vendit kandidat ishte si pasoje e nje ngerci politik e per kete pergjegjesine duhet ta mbaje Partia Socialiste pasi ajo ishte iniciatorja e vetme dhe pengese per kete procedure tha Meta i cili shtoi me pas se PS po mundohet te shmange pergjegjesine per demin qe i ka shkaktuar vendit.

Lista e kandidateve per deget e LSI-se per Tiranen.

1. Edmond Panariti Njesia Nr. 1

2. Elez Gjoza Njesia Nr. 2

3. Muharrem Berisha Njesia Nr. 3

4. Besjan Pesha Njesia Nr.4

5. Petrit Vasili Njesia Nr. 5

6. Arben Terpollari Njesia Nr.6

7. Sokol Dervishaj Njesia Nr.7

8. Dritan Ylli Njesia Nr.8

9. Saimir Ivziku Njesia Nr. 9

10. Gjergji Thomai Njesia nr. 10

11. Engjell Zeqo Njesia Nr. 11

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›