E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi taksave ne gjykate

Është bërë shkak procesi gjyqësor i një shtetaseje të larguar nga puna në Bashkinë e Pogradecit, e cila duhet të parapaguante 3 përqindëshin e padisë së saj sipas tarifave te vendosura prej dy vjetesh, që gjyqtari i kësaj dosjeje t'i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar tarifat e larta gjyqësore, me anë të të cilave krijohet akses i pabarabartë në gjykatë.

Gruaja e papune dhe pa asnje te ardhur, duhet te depozitonte nje shume parash per te hapur gjyqin kunder bashkise. Gjyqtari Klodian Rado ka pezulluar gjykimin e kesaj çeshtjeje dhe i eshte drejtuar gjykates Kushtetuese te ciles i kerkon te shfuqizoje si antikushtetues ligjin numer 9975 date 28 korrik 2008 per “taksat kombetare”.

Gjyqtari Rado shprehet se sipas ligjeve ne fuqi eshte e pamundur qe taksat dhe tarifat te shumefishohen sipas udhezimeve mes ministrave, ne nje kohe qe Kushtetuta parashikon ndryshe.

Ne vitin 2009 sipas nje udhezimi mes ministrit te Drejtesise dhe ministrit te Financave u katerfishuan tarifat per sherbimet ne administraten gjyqesore, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorine, Noteri dhe Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme. Ne kete menyre vertetimet shkuan 400 leke, legalizimet e akteve te noterise 800 leke, vendimet e pushimit apo mos fillimit te çeshtjes penale nga prokuroria 800 leke, vertetimet e faktit 800 leke , padite per zgjidhje martese 9 mije leke, ndersa për padite e shkaktimit te demit mbi 100 mije leke, duhet qe pala te parapaguaje 3 per qindëshin e shumës që ka ngritur padine.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›