E Diel, 1 Nëntor 2026

Padova persekutonte ishte fejuaren arrestohet shqiptari

ROMEuml ndash Policia e Padovas i ka vene prangat 33 vjecarit shqiptar Dritan Caushi i cili prej me shume se dy muajsh persekutonte ish te fejuaren e tij shqiptare. Me 5 janar Caushi u plagos me pistolete nga pensionisti Paolo Meneghetti. Sipas rindertimit te ngjarjes Caushi nuk pranonte perfundimin e historise se dashurise me ish te fejuaren e tij e per kete arsye ndiqte vajzen dhe te moshuarin per te cilin ajo punonte si bashkepunetore familjare.

JANAR
Mbremjen e 5 janarit Caushi eshte paraqitur per te disaten here poshte pallatit te Meneghettit krejtesisht i dehur dhe ka marre me grushte nje Toyota Yaris e Livio Melchiorit nje mik i Meneghettit qe me te pare cpo ngjante ka shkuar drejt makines per te ndaluar 33-vjecarin.Pas grindjeve i moshuari e ka plagosur ne ije.

DJE
Mbremjen e se henes 33 vjecari eshte rikhtyer ne pallatin ku punonte ish e fejuara e tij per te vazhduar kercenimet. Por kete here kur e pa ne dere te shtepise 66-vjecari nuk mori armen por u telefonoi menjehere karabiniereve. Ata e kane prangosur dhe e kane derguar ne Due Palazzi te Padoves. Per mosrespektim te urdhereses se gjykatesit per hetimet paraprake qe i ndalonte ti afrohej nen 100 metra ish te fejuares dhe Meneghettit dhe per akte persekutuese.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›