E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi BP kishte dijeni per problemet

Komisoni hetimor i ngritur nga Shtepia e Bardhe per te hetuar katastrofen ekologjike ne Gjirin e Meksikes se shkaktuar pas rrjedhjes se naftes nga nje pus i kompanise BP ne nje raport te tijin shprehet se kompania kishte dijeni per problemet para incidentit.

Ne raport thuhet se testimet e kryera ne platforme disa jave para ndodhjes se incidentit ku gjeten vdekjen 11 persona arriten ne perfundimin se cilesia e cimentos qe siguronte pusin e naftes nuk ishte ne standartet e kerkuara.

Rezultati i testimit iu dorezua kompanise BP me 8 mars nje muaj para katastrofes dhe megjithate kompania nuk ndermori asnje mase per ta parandaluar ate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›