E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pafajsi e perndjekur - Husni Mubarak eshte kthyer ne sallen e gjyqit

Edhe kete rradhe ish presidenti i plotfuqishem u soll ne sallen e gjyqit i shtrire ne nje krevat spitali. Para nderteses se procesit ne nje kazerme policie ne nje lagje te Kajros demonstruan kundershtaret e Mubarakut dhe te afermit e deminstruesve te vdekur. Procesi eshte nje farse banditet vazhdojne te jene ne pushtet shkruanin demonstruesit ne parullat e tyre.

Ndryshe jane ithtaret e Mubarakut. Ata kishin ardhur per te mbeshtetur presidentin e rrezuar. Nje kontigjent i madh prej 5.000 policesh kontrollonin ndertesen e procesit. Ne te kaluaren ne kohen e zhvillimit te procesit pati perleshje mes simpatizanteve dhe kundershtareev te Mubarakut.

Avokati i Mubarakut flet per komplot

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Policia ne Kajro kontrollon ndertesen ku po zhvillohet procesi kunder Mubarakut

Mubaraku 83 vjecar rrezikon te denohet me vdekje. Per 30 vjet faraoni sic e quajne shumica e egjiptianeve sundoi me doren e e hekurt Egjiptin. Si ne politike ashtu edhe ne ekonomi asgje nuk behej pa dijenine e klanit te Mubarakut. Kundershtaret e tij Mubaraku i perndiqte i torturonte ose i vriste.

Per veprimet e policise kunder demonstruesve anti Mubarak ne pranveren egjiptiane ne fillim te vitit 2011 Mubarak pretendon qe nuk ka pasur dijeni. 850 njerez u vrane nga snajperistet gjate protestave. Ata u rrahen per vdekje ose u shtypen nga makinat e forcave te sigurimit.


Avokati i Mubarakut Yasser Abd El-Razeq e mban mandatarin e tij per te pafajshem. El Razeq flet per nje komplot dhe provon qe fajin ta hedhe tek te tretet misterioze. Hesbollahet libaneze brigada palestineze Al -Qassam beduinet e Sinait vellezerit myslimane egjiptinae te gjithe keta kane qene pjesetare te kesaj dhune. Ata kishin vjedhur automjetet dhe me keto kishin shtypur njerezit duke marshuar drejt turmes. Per kete ka edhe deshmi.

Deri tani deshmitaret qe kane dale para gjyqit e kane shfajesuar Mubarakun. Edhe Marshalli Mohamed Tantavi shef i ushtrise dhe aktualisht njeriu me i forte i vendit thote qe nuk ka pasur urdher nga Mubaraku per te qelluar mbi turmen e njerezve. Deshmitari tjeter eshte gjenerali Sami Hafez Anan i cili eshte numri dy i Keshillit Ushtarak.

Refuzohet kerkesa per anshmeri

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mubaraku para trupit gjykues i shtrire ne krevatin e spitalit
Procesi zhvillohet me dyer te mbyllura. Vezhguesit e procesit jane lejuar por ato nuk duhet te raportojne per cdo hollesi sepse ndryshe do te marrin denime drakonike. Procesi kunder Mubarakut djemve te tij Alaa dhe Gamal ish ministrit te brendshem Habib al - Adli dhe gjashte oficerave te policise nuk u zhvillua per tre muaj. Sepse gjate kesaj kohe gjyqi po shqyrtonte kerkesen per anshmeri te kryetarit te trupit gjykues. Nje avokat kishte bere kerkese qe nje gjyqtar te nderrohej sepse ai kishte punuar dikur ne nje zyre te Mubarakut. Gjyqtari Arafat kishte ndaluar transmetimin televiziv te procesit gjate degjimit te deshmitareve kryesore te aparatit shteteror dhe te sigurimit. Ai nuk ka lejuar pyetjet e avokateve te viktimave drejtuar ketyre zyrtareve. Avokatet prandaj e paragjykonin Arafatin per te njeanshem dhe kerkuan doreheqjen e tij. Por kerkesa e tyre nuk u pranua.

Fundi i procesit eshte i hapur

Nuk ka drejtesi te pavarur ne Egjipt thekson Hamadi el-Aouni ekspert per Egjjiptin ne Universitetin e Lire te Berlinit. Me ne fund shumica e gjyqtareve jane emeruar nga Mubaraku. Edhe Ronald Meinardus shefi i zyres se Fondacionit Friedrich - Naumann ne Kajro sheh shenja te nje perzierje te ushtrise. Kur marshalli Mohamed Tantavi foli para gjyqit nuk u be e ditur per paraqitjen e tij. Ky bllokim lajmi eshte per njerezit qe besojne ne parimet e nje shteti juridik nje zhvillim skandaloz ekstrem thote Meinardus.

Shume vezhgues mendojne megjithate qe procesi do te shtyhet vazhdimisht. Edhe Menardus sheh shenja qe udheheqja ushtarake po luan me kohen dhe nuk eshte e interesuar per nje ndeshkim te shpejte te ish presidentit.

Ithtaret e Mubarakut ne aparatin shteteror

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Egjiptianet protestojne per reforma ne drejtesi
Mubarak sic thote El-Aouni di shume Asnje nga figurat kryesore ne Egjipt nuk eshte i interesuar qe Mubaraku te hapi gojen. Ne fund mund te dilnin gjera qe do te rendonin mbit anetaret e Keshillit te larte te ushtrise dhe vete kryetarit te tij Tantavi. Vete shefi i juntes Tantavi ka punuar 20 vjet per Mubarakun dhe midis te tjerash si minister i mbrojtjes. I gjithe Keshilli i larte i ushtrise eshte i mbushur me njerez te cilet qendruan lojale ndaj Mubarakut.

Regjimi i Mubarakut eshte akoma aktiv mendon Hamadi El-Aouni. Forcat e sigurise dhe te sherbimit sekret dominohen nga simpatizantet e Mubarakut. Ata drejtojne zhvillimet ne Egjipt akoma dhe natyrisht nuk kane asnje interes per nje denim te Mubarakut. El-Aouni shkon edhe me tej Kunderrevolucioni eshte ne fazen me kulmore. Te rinjte qe zhvilluan revolucionin nderkohe pocilesohen si kaoitike dhe kriminele.

Edhe interesimi i popullit egjiptian per procesin gjyqesor te Mubaraku po bie ngadale. Shume egjiptiane thote Alouini nuk besojne me ne nje proces te ndershem.
Persa i perket trajtimit te Mubarakut njerezit jane me mendime te ndryshme. Ka nga ata qe thone sqaron Ronald Meinardus se eshte koha per te denuar Mubarakun. Shume mendojne qe denimi me vdekje eshte i drejte. Por ka edhe shume egjiptiane te cilet duan qe gjyqi te kete meshire per te. Ata thone qe poshterimi i familjes se Mubarakut dhe vete atij si person eshte denim i mjaftueshem.

Autore Nils Naumann / Mimoza Kelmendi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›