E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush eshte jobesnik ne ushtrine e Malit te Zi

Kush nuk do te jete besnik duhet te largohet nga sherbimi ushtarak tha ministri i Mbrojtjes te Malit te Zi Boro Vuciniq. Ai njoftoi se aktualisht aktive ne ushtrine e Malit te Zi jane 77 pjesetare te ish Batalionit te Shtate te Millosheviqit dhe se sjelljet e tyre ne ushtri percillen ne menyre te vecante. Ministri gjithashtu ishte i sakte ai i referohet atyre qe nuk e respektojne flamurin dhe stemen.

As Vuciniq por as shefi i Shtabit nenadmirali Dragan Samarxhiq nuk kane sqaruar perse pikerisht tani ish-anetaret e Batalionit te Shtate jane nen vezhgim te posacem te kreut ushtarak sidomos pasi ata pranuan se keta njerez jane ne detyre aktive qe nga formimi i Ushtrise se Malit te Zi perkatesisht tash e pese vjet.

Reagime ndaj kritikave te sindikates

Gjenerali ne pension Bllagoje Grahovac thote per Deutsche Welle-n se sfondi i tere kesaj historie lidhet me punen e sindikates se pavarur e cila kritikon ashper punen e kreut te ushtrise ne radhet e te cilit ka pjesetare te ish batalionit te Millosheviqit me te cilen ata nuk e dine se si te veprojne.

Ky eshte nje manipulim i lig. eshtja themelore eshte nese ata po e bejne ushtrine si nje sistem te qendrueshem. Por pasi pergjigjeja ne kete pyetje eshte negative ata jane shume te afte te ngrejne ceshtje te cilat nxisin emocione thote Grahovac. Ai shton se ne vitin 1999 ka qene ai qe treguar per rrezikun nga batalioni i shtate kur eshte dashur per te bere pune te pista per nevojat e politikes se piste. Pra dhjete vjet me vone historia e batalionit te shtate duhet te jete pas nesh tha Grahovac.

Kush i lejoi ata

Edhe redaktori i se perditshmes Vijesti Nedjeljko Rudoviq vlereson se sfondi ka te beje me punen e sindikates. Nese ka njerez te cilet jane kunder shtetit atehere kjo nuk behet me dije ne nje konference per shtyp por ata arrestohen dhe kunder tyre ngrihen aktakuza e tek pastaj njoftohet ne konference per shtyp tha Rudoviq.

eshtja eshte se perse edhe pese vjet pas pavaresimit ne ushtrine e Malit te Zi punojne njerez te cilet nuk i qendrojne besnik shtetit malazez. Rudoviq thekson se nese eshte e vertete ajo qe thote ministri atehere per kete dikush duhet edhe te jape llogari. Si kane ardhur ata ne ushtrine e Malit te Zi nese ata jane me te vertete kundershtare te ketij shteti Ai qe ka lejuar te ndodhe nje gje e tille duhet te shkarkohet duhet te shkoje ne shtepi thote Rudoviq.

Mbetet e paqarte edhe menyra se si ish anetaret e Batalionit te Shtate tani do te jene nen mbikqyrje te vecante. Njohesit e mire te zhvillimeve ne ushtri thone se ndoshta do te jene me shume kontrolle sigurie aq me teper qe sindikata pervec aktiviteteve sindikaliste kryen edhe disa aktivitete politike.

Autore Vesna Rajkoviq / Esat Ahmeti

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›