E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paganeze kërkon Myrtajn, pret vendimin anti-doping

Paganeze, skuadra italiane e Serisë C1 ka shprehur interesimin për shërbimet e sulmuesit shqiptar Florjan Myrtaj. Lajmi është dhënë nga gazeta italiane "Cronache of Mezzogiorno" dhe është publikuar edhe në faqen e klubit modest italian. Paganeze ka bërë të sajin sulmuesin 19-vjecar Xhakomo Mameti, por gazeta shton se pista Florjan Myrtaj ende nuk ka perënduar. "Pyka shqiptare, i cili është ende duke u stërvitur me Teramon, pret vetëm një sinjal nga klubi i kaltër, i cili para së gjithash është në pritje të vendimit që do të merret për të (në lidhje me cështjen e dopingut) dhe pastaj të hidhet në sulmin deciziv për të marrë ish-sulmuesin e fortë të Katanxaros".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›