E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat e gjyqtarëve, Rama: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë e pushtetit gjyqësor

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke komentuar një deklaratë të gjyqtarit Engert Pëllumbi në një intervistë televizive.

Në një postim në rrjetin social X, Rama ka shpërndarë një pjesë të deklaratës së Pëllumbit, i cili shprehet se gjyqësori ka buxhetin e vet dhe se nuk po merr fonde nga buxhetet e institucioneve të tjera.

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, citohet të ketë thënë Pëllumbi.

Krahas deklaratës, Rama shkruan se është “e pabesueshme, po e vërtetë” mënyra se si një gjykatës e kupton pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe mënyrën se si e sheh buxhetin e shtetit shqiptar.

Reagimi i kryeministrit vjen në kuadër të debatit të fundit për pagat e gjyqtarëve dhe financimin e sistemit gjyqësor.

/e.xh/j,p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›