E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e pedagogëve, sa shkojnë për çdo kategori

Vendimi i dy ditëve më parë i Këshillit të Ministrave është zbardhur dje, duke përcaktuar pagesën e orëve shtesë për të gjitha kategoritë e pedagogëve që japin mësim jashtë vendit të tyre të banimit. Kështu, ora shtesë për pedagogët me titullin profesor është 2400 lekë për çdo orë 60-minutëshe, për profesorët e asociuar është 2200 lekë, për docentët 2000 lekë, për lektorët e parë 1600 lekë dhe për lektorët 1200 lekë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›