E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagese suplementare per paaftesi te perkohshme

Punonjesi i Policise se Shtetit per kohen qe eshte i paafte per pune e sherbim dhe ploteson kushtet e perfitimit, pavaresisht nga periudha e sigurimit, perfiton pagese suplementare qe kompenson njeqind per qind te pages mesatare ditore, te realizuar ne muajin e fundit kalendarik te punes, per katermbedhjete ditet e para te paaftesise se perkohshme dhe per cdo dite mbi kete periudhe ne rastet kur paaftesia e perkohshme eshte rrjedhoje e nje aksidenti te ndodhur ne krye te detyres ose per shkak te saj, ose per shkak te nje semundjeje profesionale; tetedhjete e pese per qind te pages mesatare ditore, te realizuar ne muajin e fundit kalendarik te punes, per cdo dite mbi katermbedhjete ditet e para; per rastet e tjera shtatedhjete per qind te pages mesatare ditore, te realizuar ne muajin e fundit kalendarik te punes, per periudhen e qendrimit ne spital, kur punonjesi ka persona ne ngarkim, dhe pesedhjete per qind te pages mesatare ditore te realizuar ne muajin e fundit kalendarik te punes, per periudhen e qendrimit ne spital, kur nuk ka persona ne ngarkim. Paaftesia e perkohshme mbi katermbedhjete dite percaktohet nga komisioni mjekesor perkates dhe zgjat deri ne tetembedhjete muaj per rastet kur paaftesia eshte rrjedhoje e nje aksidenti ne pune ose per shkak te detyres, ose te semundjes profesionale dhe deri ne dymbedhjete muaj per rastet e tjera. Ne rastet kur komisioni mjekesor percakton se punonjesi nuk mund te riaftesohet per pune e sherbim, perfitimi nderpritet me caktimin e pensionit te invaliditetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›