E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagesa kalimtare per policet

Punonjesi i Policise se Shtetit qe nderpret karrieren, i jepet nje shperblim i menjehershem ne masen e dy pagave mujore, te muajit te fundit te sherbimit dhe nga data e nderprerjes se marredhenieve financiare, perfiton pagese kalimtare, ne masen pesedhjete per qind te pages referuese, per aq kohe sa ka vjetersi sherbimi, por jo me shume se tre vjet. Kur punonjesi i Policise se Shtetit qe nderpret karrieren ka me pak se dymbedhjete muaj sherbim, perfiton vetem shperblim te menjehershem, ne masen e dy pagave mujore te muajit te fundit kalendarik te sherbimit. Nuk perfiton pagese kalimtare punonjesi i Policise se Shtetit qe nderpret karrieren: ne rastet e shkeljeve ose te kryerjes se vepres penale, qe denohet minimalisht me masen disiplinore perjashtim nga Policia e Shtetit. Kur largohet me kerkesen e tij per te filluar nje veprimtari tjeter ekonomike ose per punesim ne nje sektor tjeter; kur dergohet ne nje detyre shteterore, me te larte ose paralele, me page mujore jo me te vogel se paga qe merrte si punonjes i Policise se Shtetit. Ne rastet kur gjate trajtimit me pagese kalimtare ish-punonjesi i Policise se Shtetit ripunesohet ose dergohet ne nje sektor shteteror (jashte radheve te Policise se Shtetit), me page mujore me te vogel, pagesa kalimtare do te jete nje kompensim deri ne njeqind per qind te pages mujore qe do te perfitonte punonjesi ne castin e lindjes se kesaj te drejte per graden dhe funksionin qe ka pasur ose, me pelqimin e tij, ajo nderpritet, duke shtyre afatin e njohjes se trajtimit. Koha e nderprerjes se plote te pageses kalimtare e shtyn afatin e perfitimit te saj, por jo me shume se koha maksimale e perfitimit. Periudha e trajtimit me pagese kalimtare quhet periudhe sigurimi per efekt perfitimi pensioni pleqerie, invaliditeti e familjar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›