E Martë, 3 Nëntor 2026

Paguaj nga shtëpia pa kosto – Podkasti i kryeministrit tregon risinë se si celulari bëhet kuletë

“Celulari që bëhet kuletë”-Ky është titulli i podkastit të fundit të kryeministrit Rama, që sjell një bisedë interesante për produkte moderne të pagesave, jo më nga sportelet e bankave tregtare, por nga një aparat smartfon, që i mundëson çdo individi të kryejë me lehtësi të gjitha pagesat nga shtëpia, pa kosto shtesë.

Kur prej vitesh në Shqipëri më shumë se 95 për qind e pagesave bëhet nëpërmjet parasë në dorë apo “kesh” sikundër e njohim, kur kartat bankare edhe pse kanë rritje nga viti në vit, i harxhojnë përdoruesve të tyre kosto shtesë, edhe pse mbulojnë vetëm një përqind të transaksioneve, shqiptarë të guximshëm dhe inovatorë kanë sjellë në treg atë që kryeministri Edi Rama e quan në podkastin e tij “Celulari që bëhet kuletë”.

Tashmë kur në Shqipëri është miratuar dhe ka hyrë në fuqi një ligj i ri për pagesat, kur autoritetet janë në hapat e fundit të fytjes së Shqipërisë në tregun unik europian të pagesave të vogla, zhvillime të tilla teknologjike nuk shërbejnë vetëm për edukimin financiar të publikut, por ofrojnë kosto të favorshme dhe shpejtësi në kryerjen e veprimeve bankare, thjesht duke pasur një aparat smarfon në dorë.

Bëhet fjalë për aplikacione që shkarkohen  lehtësisht në telefonat e zgjuar që mundësojnë kryerjen e pagesave me shume lehtësi dhe brenda një kohe të shkurtër, kundrejt kostove minimale.

Këta tre ambasadorë nga bota e re, sikurse i quajti kryeministri, janë përfaqësues të një komuniteti që po zhvillohet dhe që i ofron shoqërisë rrugë krejtësisht të pashkelura për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të zgjidhurprobleme që kërkojnë shumë më tepër kohë e kosto të lartë.

Gazetar Bardhi Sejdarasi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›