Torovice benti kalon rrezikun

Ne zonen e permbytur disa banesa qe ishin nen uje kane nisur te dalin ne siperfaqe ndersa forcat e ushtrise dhe firmave private po hedhin ende inerte mbi argjinature e cila u kercenua nga permbytja.
Prej ditesh aty eshte punuar dhe kjo argjinature ka terhequr vemendjen per shkak te rendesise se saj.
Argjinatura ne fjale mbron fushen e Torovices Lezhen Shengjinin dhe shume zona te banuara ne ultesiren perendimore nga permbytja e shkaktuar ne Shkoder.
Lartesia e ujit ne kete argjinature ishte deri ne 6 metra. Disa dite me pare uji shkoi deri ne kufirin maksimal dhe nese nuk do te kishte qene nderhyrja e shpejte e ushtrise dhe firmave private ujerat do ta kishin kaluar duke e demtuar dhe duke rrezikuar edhe carjen e saj.
Zevendesministri i Kultures ish-deputet i Lezhes Nikolle Lesi thote se ishte angazhimi i te gjitheve qe shmangu tragjedine.
Argjinatura Torovices mund te them se eshte shume e garantuar fale angazhimit te firmave private ushtrise prefektit Pal Dajci dhe deputeteve te majte e te djathte. Eumlshte nje shembull i bashkepunimit te politikes per te shpetuar Lezhen ka deklaruar Lesi.