E Diel, 1 Nëntor 2026

Pahor: Mund arrijmë një zgjidhje me Kroacinë brenda vitit

"Ne mund të arrijmë një zgjidhje të suksesshme deri në fund të vitit për të dyja çështjet tepër të rëndësishme për vendet tona, rinisjen e bisedimeve me BE-në për anëtarësimin e Kroacisë në bllok dhe konfliktin kufitar", tha Pahor pas një takimi me kryeministren e re të Kroacisë.

Sllovenia, që në vitin 2004 u bë i vetmi shtet ish-jugosllav që u anëtarësua në BE, ka bllokuar bisedimet e Kroacisë për anëtarësim që prej dhjetorit të vitit të kaluar, duke u shprehur se dokumentacioni i paraqitur nga Zagrebi përbën një parapërcaktim të kufijve në zonat e diskutueshme.

Kroacia shpresonte të përfundonte bisedimet për anëtarësim këtë vit dhe të anëtarësohej plotësisht në bllokun e pasur prej 27 vendesh në vitin 2010 ose 2011, por kundërshtimet e Sllovenisë e ka shndërruar këtë në diçka të pamundur. Konflikti kufitar daton që prej vitit 1991 me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Sllovenia kërkon dalje direkte në ujërat territoriale të Detit Adriatik, që e detyron Kroacinë të dorëzojë disa territore ujore të këtij rajoni që i konsideron të sajat

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›