Pahor fiton zgjedhjet presidenciale në Slloveni

Ish-kryeministri Borut Pahor fitoi zgjedhjet presidenciale në Slloveni duke mundur presidentin aktual, Danilo Turk, në sfondin e një krize ekonomike dhe të një pakënaqësie popullore në rritje.
Sipas sondazheve, Pahor ka marrë 67% të votave dhe rivali i tij 33%, ndërkohë që pjesëmarrja ka qenë më e ulët sesa në raundin e parë.
Ish-kryeministri slloven, Borut Pahor do të jetëpresidenti i ri i Sllovenisë, pas fitores në raundin e dytë të garës, përballë mbajtësit të këtij posti Danilo Turk.
Pahor siguroi 67 % të votave ndërsa kundërshtari 33 %. Analistët thanë se ai fitoi nga pjesëmarrja e shtresës se varfër të popullsisë.
"Ky moment është një kombin i emocioneve te forta dhe një gjendje e pabesueshme paqeje brenda meje. Ralle e kam patur këtë privilegj. Momenti kur burrat dhe gratë sllovene, qytetaret e Sllovenisë do të mundin këtë krizë dhe patjetër që do t’ia dalim, atëherë do të kemi serish besimin që ndjenim kur themeluam vendin tonë dhe do të ngrihemi mes yjeve të Evropës", tha Pahor.
Sllovenia iu bashkua Eurozonës në 2007-tën, kur u konsiderua dhe një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë të bllokut, por është goditur keqas nga kriza financiare globale për shkak të varësisë së saj të madhe nga eksportet.
Tani vendi përballet me recesionin, rënien e eksporteve, tkurrjen e shpenzimeve të brendshme për shkak të shkurtimeve buxhetore dhe rritjen e papunësisë.
Bankat janë gjithashtu në vështirësi për shkak të kredive të këqija. Shumë sllovenë janë të zemëruar me masat e ashpra anti-krizë që po implementohen nga qeveria e qendrës së djathtë, të cilën e akuzojnë edhe për korrupsion.
Posti i presidentit nga ana tjetër, që ka një mandat 5-vjeçar në krye të shtetit, është kryesisht honorifik./Indeksonline/