E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti: Certifikatat e reja, te sigurise se larte

Ministri kosovar i punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka prezantuar punën një vjecare të institucionit që ai drejton. Me këtë rast ka paraqitur edhe certifikatat e reja të gjendjes civile si atë të shtetësisë, certifikatën e lindjes, vdekjes e lidhjes martesore.

Ministri i Punëve të Brendshme bëri të ditur se certifikatat janë shtypur në Hungari dhe kanë një letër me cilësi mjaft të lartë, të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të falsifikohen.  

"Tashme kosovaret kane nje dokument identifikimi te sigurise se larte", u shpreh Pajaziti.  

Në konferencën e fundit për këtë vit, ministri Pajaziti ka folur për të arriturat gjatë vitit 2008 dhe sfidat e vitit 2009. Ruajtja e rendit dhe qetësisë gjatë kohës së shpalljes së pavarësisë dhe pas saj, pastaj pajisja e qytetarëve me dokumente shtetërore dhe disa aktivitete të tjera të policisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë u konsideruan  si të arriturat kryesore.

Ndërsa vazhdojnë të jenë shqetësuese konfliktet ndëretnike sidomos në pjesën veriore të Kosovës, si dhe edhe refuzimi i policisë së komunitetit serb që të punojë në zinxhirin komandues të policisë së Kosovës.

Prioritetet e Ministrisë së punëve të Brendshme gjatë vitit 2009 janë pajisja e qytetarëve me libreza dhe targa të automjeteve me mbishkrimin Republika e Kosovës, funksionalizimi i sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë, lufta kundër krimit të organizuar dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: Interpol, Europol, Seci Center.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›