E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajaziti: EULEX, ure lidhese me serbet

Vendosjen e Misionit te Bashkimit Evropian per Policine dhe Drejtesine edhe ne pjesen veriore te Kosoves, autoritetet ne Prishtine e vleresojne hap te rendesishem ne perpjekjet per shtrirjen e autoritetet te institucioneve te Kosoves edhe ne ate pjese te vendit. Qe nga e marta EULEX-i ka filluar veprimtarine e tij edhe ne pjesen veriore te vendit, ku institucionet e Kosoves, posacerisht qe nga shpallja e pavaresise nuk kane ushtruar kontrollin e tyre. Ministri i puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, thote se misioni EULEX-it do te sherbeje edhe si nje ure lidhese ndermjet qytetareve serbe te cilet perbejne shumicen ne ate pjese te vendit dhe institucioneve te vendit, qe ata sa me lehte dhe sa me shpejte te behen pjese e institucioneve te Kosoves. Mospajtimet e pjesetareve te komunitetit serb me ri konfigurimin e pranise civile nderkombetare jane percjelle edhe me disa incidente qe autoritete i cilesuan si te izoluara dhe te pafuqishme per te penguar shtrirjen e misionit te EULEX-it. "Ne shpresojme se nuk do te kete me incidente te tilla, nuk ka me edhe arsye nga askush qe te kete incidente te tilla, nuk ka edhe interes legjitim te qytetareve per te pasur incidente te tilla. Jam i sigurt, se edhe qytetaret nga komuniteti serb tani kane nevoje per nje vendosje te rendit te sundimit te ligjit ne ate pjese", theksoi zyrtari i larte kosovar.

Kontaktet

Police serbe ne kater stacionet policore ne veri te Kosoves, kane vendosur te nderpresin te gjitha kontaktet zyrtare me Drejtorine Rajonale te Policise ne Mitrovice, duke kerkuar keshtu qe ata t'i raportojne vetem EULEX-it.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›