Ceku: Misioni te qartesoje mandatin dhe objektivat
Partia Social Demokrate e Kosoves mirepret dhe mbeshtet shtrirjen e EULEX-it ne tere territorin e Kosoves, por kerkon qe objektivat te jene te qarta. "Andaj institucionet e Kosoves si mikprites duhet sa me shpejt te bisedojne me drejtuesit e ketij misioni per t'i definuar ato objektiva", ka thene kryetari i Partise Social-Demokrate te Kosoves, Agim Ceku. Sipas PSD-se, ka shume paqartesi rreth mandatit dhe objektivave te EULEX-it. Kryetari Agim Ceku, tha se nuk dihet ciles kornize ligjore i referohet EULEX-i, Kushtetutes se Kosoves, Rezolutes 1244, raportit te Ban Ki Mun-it, apo Planit te perbashket te veprimit te BE-se. Nuk dihet cila eshte kohe-zgjatja dhe strategjia dalese e EULEX-it, si dhe nuk dihen objektivat e ketij misioni. Sipas PSD-se, objektivi i EULEX-it duhet te jete ndihma institucioneve dhe popullit ne shtetin e ri.