Pajaziti nderohet me çmimin postmortum

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) të hënën ka mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të anëtarit të saj, Xhelil Pajaziti, i cili e përfaqësonte PDK-në në KQZ. Me ketë rast, kryetarja e KQZ-së, Nesrim Lushta i ndau ish`anëtarit të institucionit që i organizon zgjedhjet, çmimin postmortum.
Edhe ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Chritopher Dell ka shprehur ngushëllime për Xhelil Pajazitin, nëpërmjet një letre dërguar në KQZ.
“Zotëri Pajaziti ishte i përfshirë në çdo proces zgjedhor të mbajtur në Kosovë dhe si i tillë e fitoi respektin nga komuniteti i tij, ndërkaq sa i përket profesionit, përvoja dhe maturia e tij udhëhoqi institucionin tuaj për vite me radhë dhe puna e tij e mirë ndikoi të shumë njerëz, ai do të kujtohet nga të gjithë”, thuhet në letrën e Ambasadorit Dell.
Të dielën, në moshën 69-vjeçare ka ndërruar jetë Xhelil Pajaziti, i cili është varrosur në varrezat e qytetit të Gjilanit