E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërshton Ekipin Përgatitor për Komunën Veriore

Sekretari Shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic e ka quajtur të pavlefshëm vendimin e ICO’së dhe Qeverisë për emërimin e 14 anëtarëve të Ekipit Përgatitor për themelimin e Komunës Veriore të Mitrovicës.

“Së pari Komuna në Veri de fakto është krijuar në vitin 1999 edhe de jure është krijuar në vitin 2002 me marrëveshjen Steiner-Coviq. Ajo marrëveshje në mes të UNMIK’ut dhe Qeverisë së Serbisë e asaj kohe është ende në fuqi dhe askush nuk mund ta anulojë atë”, ka thënë Ivanovic, transmetojnë mediat.

“Ne nuk kemi nevojë aspak për komunë të re të krijuar nga Qeveria e Kosovës, aspak, sepse të gjitha shërbimet që kemi nevojë i ofron komuna aktuale së bashku me UNMIK’un”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›