E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti nuk ka punuar në Degën e PDK-së

Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, nuk është shumë i kënaqur me ecurinë e procesit zgjedhor në degën e PDK-së në Gjilan, proces i cili u mbyll të hënën me zgjedhjen e Zenun Pajazitit kryetar dege.

E kryetar i sapozgjedhur, sipas Mustafës, nuk ka punuar asnjëherë për ngritjen e kësaj dege, por ai është dukur në Degë vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve për të fituar vota për t’u bërë deputet.

Në një intervistë për Tribunën, Mustafa ka thënë se do të mbështesë kryetarin e ri të degës, vetëm nëse e meriton një gjë të tillë. “Sot e ka, dje e ka pasur mbështetjen time dhe do ta ketë nëse e meriton. Natyrisht unë pres angazhimin e tij. Pres transparencën dhe sinqeritetin e tij. Nëse kjo ndodh, atëherë do ta këtë plotësisht mbështetjen time, e nëse jo, nuk do të këtë as ai e askush tjetër”, ka thënë Mustafa

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›