Ka vazhduar Protesta e Administratës komunale në Skenderaj

Administrata komunale e Skenderajt ka protestuar edhe sot për 30 minuta, ne ditën e trete radhazi kundër arrestimit te Sami Lushtakut dhe ish pjesëtareve te tjerë te UÇK-se.
Organizatoret kane thëne qe protesta do te vazhdoi deri ne fund te javës, ndërsa me pas do te shqyrtohen format e tjera te shprehjes se pakenaqesise.
“Edhe sot kërkesat e protestuesve kane qene te njëjta; lirimi sa me shpejte dhe heqje e akuzave nga EULEX-i ndaj ish pjesëtareve te UÇK-se, Mos ma Gjyko lirinë. Ata po ashtu u shprehen se lufta e UCK-se ishte e drejte dhe e pastër, dhe se te akuzuarit për krime lufte janë te pafajshëm. Ne proteste kane marre pjese edhe stafi i Qendrës se Mjekësisë Familjare, përveç Shërbimit te Emergjences. Edhe sot protesta ka filluar ne ora 8:00 dhe ka zgjatur per 30 minuta, me pase te gjitha shërbimet e Administratës komunale kane funksionuar normalisht”, ka bërë të ditur zyra për marrëdhënie me publikun e Komunës së Skenderajt. Protesta do te vazhdoje edhe nesër. /Indeksonline/