E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajisja i njeh me vështirësi gishtin, Sali Berisha voton me familjen: Ftoj shqiptarët të mos përsërisin gabimin e kaluar (PAMJET)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar në shkollën "Kosova" në Tiranë bashkë me familjen e tij, shkruan neësbomb.al. Ai shoqërohej nga Zonja Liri Berisha, djali Shkëlzeni me partneren e tij dhe vajza Argita Berisha, me dhëndrin Jamarbër Malltezi.

Ashtu si në pjesën më të madhe të qendrave të votimit në vend, edhe në Tiranë pajisja e votimit i ka njohur me vështirësi shenjën e gishtit ish-kryeministrit Berisha dhe zonjës së tij. Pas disa tentativa me disa gishtërinj, më në fund ata kanë marrë "dritën jeshile".

[caption id="attachment_700524" align="alignnone" width="755"] Sali Berisha shkon ne qendren e votimit bashke me familjen[/caption]

"Ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh, ndaj le t'u prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar", u shpreh Sali Berisha.

I pyetur në lidhje me problemet me pajisjet e identifikimit elektronik, ish-kryeministri ka folur për "hakera qeveritarë", ndërsa për Policinë e Shtetit shtoi "Nëse i bini numrit të Policisë, ai nuk përgjigjet më. Ka marrë pushim sot Policia."

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="700526,700527,700528,700529,700530"]

"Pajisjet kanë pasur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim. Do dëgjoni në darkë që do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë. Por në fakt janë hakerat qeveritarë. Ka disa qendra, rrethe, si në Durrës, kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit. Por janë përzënë siçe meritojnë", vijoi Sali Berisha.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›