Pajisjet nën dry

Para dy vjetësh, Prishtina mund të kishte një qendër nga e cila do të përcillej aktiviteti sizmik i tokës. Por, një gjë të tillë e ka bërë të pamundur Kuvendi Komunal i Prishtinës. Pas shumë kërkesave që Instituti Sizmologjik i Kosovës i ka bërë Komunës për lejimin e vendosjes së pajisjeve përkatëse për përcjelljen e aktivitetit sizmik, Kuvendi Komunal i kryeqytetit nuk e ka lejuar këtë. Arsyet për këtë refuzim kanë qenë të ndryshme.
Nazmi Hasi, drejtor i Institutit Sizmologjik, tregon se toka në të cilën ata kanë kërkuar t’i vendosin këto pajisje, në fakt i takon Komunës.
“Kemi dashur që aparatura, e cila përcjell aktivitetin sizmik të Prishtinës, të vendoset në Zllatar, afër Gërmisë. Kemi bërë kërkesë në Komunë, por deri më sot nuk është dhënë kjo leje”, thotë Hasi për Express .
Kjo është hera e tretë që Hasi e dërgon kërkesën në Komunë. Hera e parë ka qenë në shtator të vitit 2008.
“Herën e parë është dhënë arsyeja se kinse nëse bëhet montimi i kësaj aparature në këtë zonë ka implikime mjedisore. Ndërsa herën e dytë na kanë thënë që do të shqyrtohet rasti pas Vitit të Ri”, deklaron Nazmi Hasi.
Pas arsyetimit të refuzimit të kërkesës herën e parë, ai thotë se ka shkuar për të bërë një hulumtim me ekspertët e Ministrisë së Mjedisit, të cilët e kanë lëshuar vendimin që nuk ka asnjë lloj implikimi në ambient, nëse këto pajisje vendosen në këtë zonë.
“ Instituti ka blerë pajisje në vlerë prej 50 mijë eurosh, të cilat po qëndrojnë këtu në zyrë, derisa të na kthehet një përgjigje apo të caktohet një vend se ku mund të vendosen ato. Ne e kemi caktuar vendin, mirëpo Komuna nuk po lejon”, thotë Hasi.
Edhe Muhamet Malsiu, drejtor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prishtinës, tregon se kjo ministri ka lëshuar pëlqim mjedisor duke u bazuar në vendimin e ekspertëve, të cilët kanë qenë në komision të përcaktuar për këtë lëndë.
“Kemi ardhur në përfundim që nga aspekti mjedisor, aparatura në fjalë nuk bën asnjë lloj dëmi, sepse ky lokacion edhe ashtu është një park regjional në të cilin nuk do të ketë aspak dëme nëse bëhet vendosja e këtyre paisjeve”, u shpreh Malsiu për Express.
Për kërkesën e fundit, e cila është bërë para një muaji, drejtori i Institutit Sizmologjik, Nazmi Hasi, tregon se ende pret përgjigje, por nuk ka asgjë konkrete.
“Na është thënë që duhet të presim derisa të mblidhet Kuvendi i ri Komunal dhe ai është mbledhë. Kemi shkuar për të biseduar drejtpërdrejt me trupën e Kuvendit, kanë thënë që ky rast do të shqyrtohet shumë shpejt”, u shpreh Hasi i cili vazhdon të presë një përgjigje përfundimtare për këtë kërkesë.
Ndërsa Muhamet Gashi, zëdhënës i KK të Prishtinës, thotë se kërkesa e Institutit Sizmologjik është në procedurë të trupave përkatëse të Kuvendit Komunal.
“Gjatë seancave të radhës pritet që ky problem të jetë prapë pikë e rendit të ditës dhe do të përcaktohet një lokacion për vendosjen e atyre aparaturave”, u shpreh Gashi për Express.
Dy vjet më parë, Ministria e Energjisë dhe Minierave, Instituti Sizmologjik i Kosovës dhe Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave nga fusha e sizmologjisë.