“Zgjidhje pragmatike” për gjykatat në veri

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, u zotua sot se së shpejti do të gjendet një “zgjidhje pragmatike” për rifunksionalizimin e gjykatave në veri.
“Hapi tjetër që është shumë i rëndësishëm është që t’i dërgojmë atje gjykatësit shqiptarë dhe serbë që të bashkëpunojnë së bashku. Ne e kemi biseduar këtë çështje me presidentin dhe kryeministrin e vendit dhe do të kemi shumë shpejt një zgjidhje pragmatike”, ka thënë Kermabon, gjatë një vizite në Mitrovicë.
Ai e bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Komunës, Avni Kastrati.
Kermabon e quajti si sukses që rreth një vit më parë kishin caktuar një ekip ekspertësh teknikë administrativë nga të dy palët që të punojnë në përgatitje të lëndëve.
Por, hapin më të rëndësishëm e ka vlerësuar dërgimin e gjyqtarëve shqiptarë dhe serbë’, pasi siç ka thënë ai të gjithë janë duke e pritur këtë hap.
Nga ana e tij, Kastrati përmendi problemet e mëdha me të cilat janë duke u ballafaquar qytetarët, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave në veri.
Ai vlerësoi si shumë të rëndësishme që të punohet që sa më shpejt këto gjykata të jenë plotësisht funksionale.
Kastrati gjithashtu transmetoi ankesat e banorëve shqiptarë të zhvendosur nga veriu, për t’iu qasur pronave të tyre në atë pjesë, mungesën e lirisë së lëvizjes etj.