Pak përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar

Shumë sfida e vështirësi dhe fare pak përkujdesje nga institucionet. Kjo është jeta e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Xhemile Murseli është vetëm një ndër personat e kësaj kategorie, e cila çdo ditë e nis me shumë vështirësi. Ajo thotë se kjo kategori e shoqërisë kosovare vazhdon të jetë e diskriminuar në shumë fusha, e sidomos atë të punësimit. Për shkak të mungesës së infrastrukturës, personat me aftësi të kufizuara i kanë të kufizuara të gjitha aktivitetet ditore.
Zyra e Bashkimit Evropian i ka dhënë mbështetje projektit “Mbështetje dhe përkujdesje e integruar për persona të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar në Kosovë”, i cili ka për qëllim mbështetjen e decentralizimit të qeverisjes së sektorit social.
Drejtori i Handikosit, Afrim Maliqi tha se qëllimi specifik është të kapërcehet hendeku në ofrimin e shërbimeve sociale./Indeksonline/