Pas tensioneve në Kuvend, protestuesit mblidhen tek Ministria e Arsimit

Një grup i vogël protestuesish janë mbledhur sot pranë Ministrisë së Arsimit në Rrugën e Durrësit në Tiranë.
Në vendngjarje ka forca të pakëta policie ndërsa pamjet tregojnë një situatë të qetë.
Më herët protestuesit ishin mbledhur para Kuvendit por me të mbaruar seanca plenare u zhvendosën para selisë së Ministrisë së Arsimit.