E Diel, 1 Nëntor 2026

“Paketa e Maleve”, Arbana: Po rikthen emigrantët drejt investimeve në zonat rurale

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana zhvilloi një takim në Gjepalaj me banorët që kanë aplikuar dhe janë shpallur përfitues të “Paketës së Maleve”, programi mbështetës për investime në pronat dhe tokat rurale.

Gjatë takimit në terren, Arbana u shpreh se kjo paketë, e mbështetur nga qeveria shqiptare, synon t’u krijojë qytetarëve mundësi konkrete për të investuar në tokat që kanë në përdorim apo që i kanë trashëguar ndër vite, duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe rigjallërimin e zonave rurale.

Sipas tij, interesi për programin është i lartë dhe po shoqërohet me një rikthim të vëmendjes drejt fshatit dhe potencialeve që ofrojnë këto zona për zhvillim ekonomik e turistik.

“”Paketa e Maleve” po krijon një frymë të re investimi në zonat rurale dhe po rikthen emigrantët drejt vendlindjes, pasi shumë prej tyre po shohin mundësi konkrete për të investuar dhe ndërtuar të ardhmen në pronat e tyre”, theksoi Arbana.

Ai nënvizoi se Bashkia e Shijakut do të vijojë mbështetjen për banorët dhe aplikantët, me qëllim që projektet e tyre të kthehen në modele zhvillimi për ekonominë lokale dhe turizmin rural.

/e.xh/r.e/a./f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›