E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa e Maleve, shpallen zonat me përparësi ekonominë malore në Kukës

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkinë Kukës.

Vendimi vjen në mbështetje të ligjit “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Sipas vendimit të qeverisë shpallen zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore dy zona në njësinë administrative Bicaj dhe një tjetër në Arren po në Kukës.

Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë për zhvillimin ekonomik; industrial dhe turistik.

Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkia Kukës.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Paketa e Maleve synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror.

Aplikimet për “Paketën e Maleve” mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›