E Diel, 1 Nëntor 2026

Autenticitet dhe inovacion, kantina e verës “Çobo” vlerësohet nga “Forbes Global Properties”

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Kantina e verës “Çobo” është vlerësuar nga “Forbes Global Properties” për autenticitetin, inovacionin dhe rrëfimin e saj unik përmes verës.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideroi këtë një tjetër histori suksesi që ngre lart emrin e Shqipërisë në botë.

Rama vlerësoi se kjo kantinë ruan shpirtin e vreshtarisë shqiptare ndër breza.

Ky konsiderohet një tjetër sukses i kantinës “Çobo” që vjen po ashtu si vlerësim për produktet shqiptare.

Vera e kuqe e kantinës “Çobo” vjen nga varieteti autokton “vlosh”.

Vitin e kaluar vera e kantinës “Çobo” është zgjedhur nga somelieri Luca Giardini si një nga 5 verërat më të mira joitaliane në botë.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›