E Diel, 1 Nëntor 2026

“Paketa e masave e jashtëligjshme”- Protestuesit flasin nga sheshi: Erjon Vishkulli heroi i revoltës, sakrifikoi syrin për të qenë këtu

Protesta sot vijon para Kryeministrisë më qetë se ditët e tjera. Disa protestues kanë folur për mikrofonin e News24. Njëri prej tyre u shpreh se paketa e re e masave të kryeministrit Rama për tubimet është e paligjshme.

proteste

Protestuesi 1: Paketa ligjore e jashtëligjshme. Rinia e ka armik. Kemi një organizatë të mirëfilltë kriminale, prandaj fëmijët janë të drejtë se i persekutojnë se i ndjekin. Prandaj venë maskat. Kanë të drejtë.

Një tjetër, mik i Erjon Vishkullit, tha se ai tashmë është dërguar në Itali për ndihmë të specializuar pas plumbit të gomës që mori në sy nga policia një ditë më parë.

Protestuesi 2: Për t’u solidarizuar me mikun tonë Erjon Vishkulli. Që u qëllua me plumb gome në sy. Sipas asaj që di, është dërguar nga familjarët në Itali për ndërhyrje të specializuar.

Ndërsa një tjetër theksoi se Vishkulli tashmë është heroi i protestës.

Protestuesi 3: Kjo bëhet për solidarizimi që ka humbur tashmë shikimin në njërin sy. Është heroi i protestës. Sakrifikoi nga vetja për të qenë këtu dhe njerëzit duan ta kuptojnë çdo të thotë të mos ketë një sy. Kjo qeveri këtë bën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›