E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa fiskale e BSH, Ligori: Diskriminuese, por do ta mbështesim

Paketa fiskale e prezantuar nga Banka e Shqipërisë për të ulur nivelin e kredive të këqia është diskriminuese për bizneset dhe qytetarët.

Relatorja e Partisë Socialiste në komisionin e ligjeve për këtë cështje Shegushe Ligori shpjegon se kërkesat e mazhorancës krijojnë një disbalancim midis interesave të bankave dhe individëve.

Sipas relatores së opozitës aktualisht është diskutuar dhe është arritur që shitja e pasurive të ndryshme e individëve që nuk kanë shlyer kreditë në ankande të mos jetë 50 % më pak nga vlera reale .

Disa pika të tjera, të cilat janë ndryshuar në projektligj, janë edhe zgjatja e afatit të ankandit nga 2 javë në 1 muaj si dhe mënyra e ekzekutimit të vendimeve nga gjykata.

Opozita pavarësisht këtyre kundërshtive deklaron se do ta mbështesë këtë paketë natyrisht me rregullimet e propozuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›