E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me studentët: Do shohim çdo mundësi për punësimin e të rinjve

Kujdo do ti njihet merita dhe rezultatet. Kjo ka qenë garancia e dhënë nga Kryeministri i vendit për studentët, ndërsa zhvilloi një bashkëbisedim me një grup prej tyre në Qytet Studenti. Berisha theksoi se zhvillimi i dijes dhe mbështetja e arsimit do vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë, ndërsa premtoi se po shikohet mundësia e rritjes së fondit te qeverisë për ekselencën, aktualisht në vlerën 1 mln dollarë.

Fondi i ekselencës që kemi ne është mbi 1 mln dollarë, për të gjithë studentët shqiptarë kudo që janë, këtë vit e kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Ne më shumë duhet ta promovojmë, duhet të gjejmë një formë tjetër që të afishohet përmes faqeve zyrtare në universitete që studentët të njihen shumë më mirë me këtë përparësitë që ka ky fond. Jemi të vendosur edhe të rrisim këtë fond, kundrejt një kontrate që ai të punojë disa vite në vendin e tij tha Berisha, ndërsa garantoi se administrata do të jetë e hapur në çdo kohë për praktikat e ekselencave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›