E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, arrestohen 2 policë për vrasjen e Bhutos

Autoritetet pakistaneze njoftuan arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të policisë vendase që akuzohe për mosmarrjen e masave të duhuara për të penguar vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhuto.

Saud Aziz dhe Khurran Shehzad u prangosën për neglizhencë në kryerjen e detyrës së tyre. I pari mbante postin e kreut të policisë në distriktin e Raualpindit në kohën kur u vra Bhuto, ndërkohë që i dyti ishte shefi i personelit të sigurisë së ish-kryeministres.

Mbi ta rëndojnë gjithashtu edhe akuza e dështimit në mbrojtjen e kryeministres, ajo e fshehjes së provave dhe e paaftësisë për të udhëhequr një hetim serioz për gjetjen e vrasësve të vërtetë të saj.

Të akuzuarit thanë se u porositën nga bashkëshorti i Bhutos dhe presidenti aktual Asif Ali Zardari për të mos kryer hetimet pas vdekjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›